Prishtinë, 14 gusht 2026 – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me bllokimin e vazhdueshëm politik dhe institucional, si dhe skenat e papranueshme brenda Kuvendit të Kosovës, duke përfshirë konfrontimet verbale dhe fizike ndërmjet përfaqësuesve të zgjedhur, si dhe incidentet ndërmjet qytetarëve vizitorë në sallën e Kuvendit.
Prishtinë, 16 qershor 2026 – Dita e dytë dhe përmbyllëse e Konferencës Ndërkombëtare të Lidershipit mblodhi pjesëmarrësit në një eksplorim frymëzues dhe thellësisht personal të lidershipit përmes qëndrueshmërisë, shërimit dhe transformimit.
Prishtinë, 15 qershor 2026 – Edicioni i katërt i Konferencës Ndërkombëtare të Lidershipit, i organizuar nga Fondacioni i Lidershipit të Kosovës në partneritet me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, Universitetin James Madison, KIVO, Trepharm, Albi Mall dhe Kutia, mblodhi liderë nga Kosova, rajoni dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të diskutuar mbi lidershipin, sipërmarrjen, vlerat, bizneset familjare, drejtësinë dhe prosperitetin.
Prishtinë, 29 qershor 2026 – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka organizuar ceremoninë e Çmimeve për Partneritetin SHBA–Kosovë, duke bërë bashkë përfaqësues të institucioneve, komunitetit diplomatik dhe sektorit privat për të nderuar kompanitë dhe individët që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e partneritetit ekonomik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Prishtinë, 19 maj 2026 – Komiteti për Mbrojtje dhe Siguri i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, së bashku me përfaqësues nga kompanitë e telekomunikacionit dhe TIK-ut, si dhe kompani anëtare nga sektori ligjor, zhvilloi një diskutim me përfaqësues të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për të trajtuar aspekte rregullative që ndikojnë sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë në Kosovë.
Prishtinë, 5 qershor 2026 – Komiteti i Shkencave të Jetës dhe Kujdesit Shëndetësor i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë mbajti një takim për të diskutuar tri projekt-udhëzime administrative të publikuara së fundi lidhur me produktet dhe pajisjet medicinale, të cilat mbulojnë tregtimin me pakicë të produkteve dhe pajisjeve medicinale, autorizimin për marketing të produkteve medicinale, si dhe procedurat e thjeshtuara për regjistrimin dhe importin e produkteve medicinale të paregjistruara në Kosovë.
Prishtinë, 17 qershor 2026 – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mbajti një prezantim nga Dr. Perry N. Wood, Drejtor Ekzekutiv i Autoritetit të të Ardhurave nga Lojërat e Fatit të Qarkut Erie (ECGRA), me temën “Investimi në Industrinë e Avancuar dhe Sektorin e Prodhimit”.
Prishtinë, 29 janar 2026 – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimin e thellë lidhur me çrregullimet në lëvizjen e mallrave ndërmjet Bashkimit Evropian, korridoreve rajonale të transitit dhe Republikës së Kosovës.
Prishtinë, 28 janar, 2026 – Instituti “Next Generation Networks” (NGN) me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, organizoi në Odën Amerikane, një sesion informues mbi programet e trajnimit dhe certifikimit të avancuar në fushat kritike të teknologjisë.
Prishtina, March 5, 2026 – The E-Commerce Summit 2026, organized by Solution25, a Patron Member of the American Chamber of Commerce in Kosovo (AmCham), took place in Hamburg, Germany, bringing together decision-makers, industry experts, and innovators from the e-commerce and digital technology sectors.
Prishtina, March 9, 2026 – The Executive Director of the American Chamber of Commerce in Kosovo (AmCham Kosovo), Arian Zeka, met with the Minister of Digitalization and Public Administration, Lulëzon Jagxhiu, to discuss opportunities for cooperation between the public and private sectors in areas including cybersecurity, digitalization, and digital diplomacy.
Prishtinë, 22 maj 2026 – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimin e saj lidhur me varësinë në rritje në masat e njëhershme të mbështetjes financiare si përgjigje ndaj sfidave ekonomike dhe presioneve të inflacionit. Derisa mbështetja e kategorive të cenueshme dhe ruajtja e fuqisë blerëse të qytetarëve përbëjnë objektiva të rëndësishme, masat e përkohshme financiare ofrojnë vetëm lehtësim afatshkurtër dhe nuk adresojnë faktorët e nevojshëm strukturorë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Prishtinë, 19 maj 2026 – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një Mëngjes për Ekzekutivë me Drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Mentor Hyseni, duke mbledhur përfaqësues të sektorit privat për të diskutuar prioritetet e institucionit, reformat në vazhdim dhe zhvillimet legjislative që ndikojnë në komunitetin e biznesit. Mëngjesi u sponsorizua me bujari nga FLORI Diamonds.














