AmCham hosts a high-level panel on LNG

Prishtina, May 28, 2026 – The American Chamber of Commerce in Kosovo hosted a high-level discussion on “Leveraging U.S. LNG for Kosovo’s Energy Security and Strategic Alignment,” focused on the role that U.S. liquefied natural gas (LNG) can play in strengthening Kosovo’s energy security, reducing exposure to volatile electricity imports, supporting industrial competitiveness, and expanding the country’s long-term energy options through regional integration and strategic partnerships.

The event featured remarks by Arian Zeka, Executive Director of AmCham Kosovo; Anu Prattipati, Chargé d’Affaires of the U.S. Embassy in Kosovo; Daniel Byers, Deputy Assistant Secretary for Europe, Eurasia, Africa and the Middle East at the U.S. Department of Energy; Christopher Guith, Senior Vice President of the Global Energy Institute at the U.S. Chamber of Commerce; Anyla Beqa, Chief of Staff at the Ministry of Economy; and Pleurat Hundozi, Member of the Board of Governors of AmCham Kosovo.

The panel discussion, moderated by Hundozi, featured Shaqir Palushi, Owner of Frutex L.L.C, and Ymer Rudari, Executive Director of EnerCo, while closing remarks were delivered by Lorik Fejzullahu, President of the Board of Governors of AmCham Kosovo.

The audience included representatives of the Energy Regulatory Office (ERO), the Kosovo Electricity Transmission, System and Market Operator (KOSTT), the World Bank Office in Kosovo, the Deputy Head of Mission and the Secretary for Economic and Commercial Affairs of the Liaison Office of Greece in Kosovo, as well as representatives of the Democratic League of Kosovo (LDK) and businesses from Kosovo, Greece, and North Macedonia.

Oda Amerikane organizon panel të nivelit të lartë për LNG

Prishtinë, 28 maj 2026 – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi diskutimin e nivelit të lartë me temë “Shfrytëzimi i Gazit Natyror të Lëngshëm (LNG) të SHBA-së për Sigurinë Energjetike dhe Bashkërendimin Strategjik të Kosovës”, i fokusuar në rolin që LNG-ja amerikane mund të luajë në forcimin e sigurisë energjetike të Kosovës, zvogëlimin e ekspozimit ndaj importeve të paqëndrueshme të energjisë elektrike, mbështetjen e konkurrueshmërisë së industrisë dhe zgjerimin e opsioneve afatgjata energjetike të vendit përmes integrimit rajonal dhe partneriteteve strategjike.

Aktiviteti përfshiu fjalime nga Arian Zeka, Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë; Anu Prattipati, e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë; Daniel Byers, Zëvendësndihmës Sekretar për Evropën, Euroazinë, Afrikën dhe Lindjen e Mesme në Departamentin e Energjisë të SHBA-së; Christopher Guith, Zëvendëspresident i Lartë i Institutit Global të Energjisë pranë Odës Ekonomike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës; Anyla Beqa, Shefe e Stafit në Ministrinë e Ekonomisë; dhe Pleurat Hundozi, Anëtar i Bordit të Guvernatorëve të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Diskutimi në panel, i moderuar nga Hundozi, përfshiu Shaqir Palushin, Pronar i Frutex Sh.P.K., dhe Ymer Rudarin, Drejtor Ekzekutiv të EnerCo, ndërsa fjalën përmbyllëse e mbajti Lorik Fejzullahu, President i Bordit të Guvernatorëve të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Në mesin e pjesëmarrësve ishin përfaqësues të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT), Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Zëvendësshefja e Misionit dhe Sekretarja për Çështje Ekonomike dhe Tregtare e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, si dhe përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe biznese nga Kosova, Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Share the Post: