“AI vs. Industries”: Oda Amerikane vë në fokus zbatimin praktik të inteligjencës artificiale

Prishtinë, 16 tetor, 2026 – Në kuadër të Klubit të Liderëve të Ardhshëm, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi workshopin “AI vs. Industries”, të udhëhequr nga Darsej Rizaj, me fokus në zbatimin praktik të inteligjencës artificiale në adresimin e sfidave profesionale dhe përmirësimin e proceseve të punës.

Përmes një qasjeje interaktive, workshopi u mundësoi pjesëmarrësve të shqyrtojnë mënyra konkrete se si kjo teknologji mund të shfrytëzohet për të identifikuar zgjidhje dhe për të rritur efikasitetin në nivel individual dhe organizativ.
Pjesa praktike e workshopit u përqendrua në sfidat konkrete me të cilat përballen pjesëmarrësit në punën e tyre të përditshme dhe në funksionimin e kompanive të tyre. U prezantuan mënyra se si inteligjenca artificiale mund të shfrytëzohet për të adresuar probleme specifike, për të lehtësuar detyrat dhe për të përmirësuar proceset e punës.

Ndryshimet që po sjell inteligjenca artificiale në tregun e punës kërkojnë nga profesionistët përshtatjen e vazhdueshme të aftësive të tyre. Sfida nuk qëndron vetëm te konkurrenca me teknologjinë, por edhe te aftësia për ta kuptuar se ku ajo mund të krijojë vlerë dhe si mund të integrohet në punën profesionale.

Share the Post: