Skip to main content Scroll Top

you are in Author: amcham

Prishtinë, 14 gusht 2026 – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me bllokimin e vazhdueshëm politik dhe institucional, si dhe skenat e papranueshme brenda Kuvendit të Kosovës, duke përfshirë konfrontimet verbale dhe fizike ndërmjet përfaqësuesve të zgjedhur, si dhe incidentet ndërmjet qytetarëve vizitorë në sallën e Kuvendit.

Prishtinë, 15 qershor 2026 – Edicioni i katërt i Konferencës Ndërkombëtare të Lidershipit, i organizuar nga Fondacioni i Lidershipit të Kosovës në partneritet me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, Universitetin James Madison, KIVO, Trepharm, Albi Mall dhe Kutia, mblodhi liderë nga Kosova, rajoni dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të diskutuar mbi lidershipin, sipërmarrjen, vlerat, bizneset familjare, drejtësinë dhe prosperitetin.

Prishtinë, 29 qershor 2026 – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka organizuar ceremoninë e Çmimeve për Partneritetin SHBA–Kosovë, duke bërë bashkë përfaqësues të institucioneve, komunitetit diplomatik dhe sektorit privat për të nderuar kompanitë dhe individët që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e partneritetit ekonomik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Prishtinë, 30 qershor 2026 – Pas forumit të muajit të kaluar për LNG, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mblodhi një tryezë pasuese diskutimi me temë “Nga Debati për Politika te Rrugët Praktike: Qasja në LNG, Gatishmëria e Bizneseve dhe Siguria Energjetike e Kosovës.” Diskutimi mblodhi udhëheqës biznesesh, ekspertë të energjisë dhe palë të interesit për të eksploruar hapat praktikë drejt forcimit të diversifikimit energjetik, ndërlidhjes rajonale dhe qëndrueshmërisë afatgjatë të energjisë në Kosovë.

Prishtinë, 28 prill 2026 – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë lansoi zyrtarisht iniciativën “Fuqizimi i Avokimit të Sektorit Privat për Reformën e Zhvillimit të Fuqisë Punëtore në Kosovë”, i shënuar me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit me një koalicion të gjerë partnerësh të përkushtuar për avancimin e reformave në zhvillimin e fuqisë punëtore.

Prishtinë, 22 korrik 2026 – Dita e Industrisë 2026 bashkoi përfaqësues të Grupit Mbështetës të Zonës së Ballkanit të Ushtrisë Amerikane dhe anëtarë të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, për të eksploruar mundësitë për bashkëpunim dhe për të forcuar angazhimin e biznesit.

Prishtinë, 30 korrik 2026 – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi Dialogun e Koalicionit për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore, në kuadër të Nismës për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore, e mbështetur nga Qendra për Ndërmarrje Private Ndërkombëtare (CIPE).

Prishtinë, 28 korrik 2026 – Qendra e Arbitrazhit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, në partneritet me Programin e Zhvillimit të së Drejtës Tregtare (CLDP) të Departamentit të Tregtisë të SHBA-së, organizoi një tryezë biznesi kushtuar së ardhmes së zgjidhjes së kontesteve tregtare në Kosovë.

Prishtinë, 31 korrik 2026 – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, përmes Klubit të Liderëve të Ardhshëm, organizoi një sesion me Arianit Fazliun, nga Kutia dhe Anëtar i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane, i cili udhëhoqi diskutimin me temën “IA në Biznes: Ku po shkon Inteligjenca Artificiale dhe si duhet të përshtatet biznesi juaj.”

Prishtinë, 3 korrik 2026 – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimin e saj serioz lidhur me inspektimin e paprecedent të zhvilluar dje në objektet e qumështores Vita, një prej kompanive më të mëdha prodhuese në Kosovë, një ndër tatimpaguesit më të mëdhenj të vendit dhe një biznes që ka luajtur rol përcaktues në zhvillimin e industrisë së përpunimit të ushqimit dhe prodhimit vendor.

Prishtinë, 19 maj 2026 – Komiteti për Mbrojtje dhe Siguri i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, së bashku me përfaqësues nga kompanitë e telekomunikacionit dhe TIK-ut, si dhe kompani anëtare nga sektori ligjor, zhvilloi një diskutim me përfaqësues të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për të trajtuar aspekte rregullative që ndikojnë sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë në Kosovë.