you are in Category: Committees
Prishtinë, 19 maj 2026 – Komiteti për Mbrojtje dhe Siguri i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, së bashku me përfaqësues nga kompanitë e telekomunikacionit dhe TIK-ut, si dhe kompani anëtare nga sektori ligjor, zhvilloi një diskutim me përfaqësues të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për të trajtuar aspekte rregullative që ndikojnë sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë në Kosovë.
Prishtinë, 5 qershor 2026 – Komiteti i Shkencave të Jetës dhe Kujdesit Shëndetësor i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë mbajti një takim për të diskutuar tri projekt-udhëzime administrative të publikuara së fundi lidhur me produktet dhe pajisjet medicinale, të cilat mbulojnë tregtimin me pakicë të produkteve dhe pajisjeve medicinale, autorizimin për marketing të produkteve medicinale, si dhe procedurat e thjeshtuara për regjistrimin dhe importin e produkteve medicinale të paregjistruara në Kosovë.
Prishtinë, 21 maj 2026 – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur takimin e Komitetit të saj për ESG, të kryesuar nga Valentina Gara nga Limak Kosova – Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, duke bashkuar kompanitë anëtare të përkushtuara për avancimin e praktikave të qëndrueshme dhe të përgjegjshme të biznesit.
Prishtinë, 25 mars 2026 – Komiteti i Shkencave të Jetës dhe Kujdesit Shëndetësor i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë zhvilloi një takim me Udhëheqësin e Sektorit të Tarifave në Doganën e Kosovës, Fatmir Maloku, për të diskutuar çështje kyçe që lidhen me Tarifat dhe Kodin Doganor dhe ndikimin e tyre në sektorin shëndetësor.
Prishtinë, 10 mars 2026 – Komiteti i Shkencave të Jetës dhe Kujdesit Shëndetësor i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Komisionit për Përcaktimin e Çmimeve të Agjencisë Kosovare për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM), për të diskutuar metodologjinë e përcaktimit të çmimeve të produkteve medicinale dhe legjislacionin përkatës.
Prishtinë, 27 shkurt 2026 – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë njofton se Bordi i Guvernatorëve ka emëruar Valentina Garën nga Limak Kosova – Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës si Kryesuese të Komitetit për ESG.
Prishtinë, 27 shkurt 2026 – Komiteti i Shkencave të Jetës dhe Kujdesit Shëndetësor i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë u mblodh këtë javë nën kryesimin e Vullnet Kusarit, duke bashkuar kompanitë anëtare për të adresuar zhvillimet kryesore që ndikojnë në sektorin farmaceutik dhe më gjerë të kujdesit shëndetësor në Kosovë.

