Instituti Next Generation Networks Prezanton Programet e Trajnimit në Teknologji të Avancuara

Prishtinë, 28 janar, 2026 – Instituti “Next Generation Networks” (NGN) me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, organizoi në Odën Amerikane, një sesion informues mbi programet e trajnimit dhe certifikimit të avancuar në fushat kritike të teknologjisë.

Sesioni mblodhi pjesëmarrës të interesuar në teknologjitë e gjeneratës së ardhshme dhe zhvillimin profesional, duke ofruar një pasqyrë të programeve me partnerë prestigjiozë ndërkombëtarë, përfshirë Institutin SANS (Siguria Kibernetike), MIT xPRO (Inteligjenca Artificiale), Cumucore (5G/6G & NPN), Unitary Zero Space (Informatika Kuantike), dhe programet Cloud dhe DevOps të udhëhequra nga ekspertë të NGN-së.

Pjesëmarrësit u njoftuan me strukturën dhe përmbajtjen e programeve, rëndësinë e tyre për biznesin dhe industrinë, mundësitë që ofrojnë për ngritjen e aftësive të fuqisë punëtore, dhe ndërtimin e kapaciteteve sipas tendencave globale teknologjike.

Kjo iniciativë mbështet kompanitë dhe profesionistët në Kosovë në forcimin e aftësive të tyre digjitale dhe përgatitjen për sfidat dhe mundësitë e teknologjive të gjeneratës së ardhshme.

Share the Post: