Oda Amerikane dhe YMCA diskutojnë mundësitë për zhvillimin e të rinjve dhe bashkëpunim

Prishtinë, 15 tetor, 2026 – Oda Amerikane mirëpriti Mary Tikalsky, Drejtoreshë për Shërbimet Botërore, Marrëdhëniet Globale dhe Angazhimin në Komunitet në YMCA të SHBA-së, dhe Dorina Lluka Davies, Përgjegjëse Rajonale për Ballkanin Perëndimor, në një takim me Drejtorin Ekzekutiv të Odës Amerikane, Arian Zeka.

Takimi ishte një mundësi për t’u njohur më nga afër me punën dhe iniciativat e YMCA USA dhe YMCA Balkans, si dhe për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit të ardhshëm me YMCA Kosovë.

Diskutimet u përqendruan në mundësitë e bashkëpunimit në fuqizimin e të rinjve, zhvillimin e aftësive dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet sektorit privat dhe organizatave që punojnë me të rinjtë, për t’i pajisur ata me aftësi përkatëse dhe për të zgjeruar mundësitë për zhvillimin e tyre personal dhe profesional.

Share the Post: