Tryezë diskutimi mbi rolin e edukimit të hershëm në zhvillimin e fuqisë punëtore

Prishtinë, 18 shtator, 2026 – Ndërtimi i fuqisë punëtore të së ardhmes fillon shumë përpara hyrjes në tregun e punës.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi tryezën e diskutimit “Roli i Edukimit të Hershëm në Zhvillimin e Fuqisë Punëtore”, në kuadër të Iniciativës së Odës Amerikane për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore, të mbështetur nga Qendra për Ndërmarrësi Private Ndërkombëtare (CIPE).

Në diskutim morën pjesë PhDc. Mevlude Aliu Gashi, Hulumtuese e Pavarur dhe Udhëheqëse e Divizionit për Edukim në Fëmijërinë e Hershme dhe Arsim Fillor në Institutin Pedagogjik të Kosovës; Prof. Dr. Tringa Dedi, Bashkëpunëtore Hulumtuese në Institutin Pedagogjik të Kosovës; dhe Uran Rraci, Zëvendëspresident Ekzekutiv në UNI – Universum International College. Së bashku me përfaqësues të sektorit privat dhe të Koalicionit për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore, u diskutua se si edukimi i hershëm ndikon në zhvillimin e shkathtësive, kompetencave dhe mendësisë së nevojshme për fuqinë punëtore të së ardhmes.

Investimi në kapitalin njerëzor fillon herët, ndërsa lidhja më e fuqishme ndërmjet arsimit dhe nevojave afatgjata të ekonomisë është thelbësore për konkurrueshmërinë e ardhshme të Kosovës.

Share the Post: